Adelina Berisha kurorezohet "Miss Benelux 2013"


Kemi shkruar me pare per bukuroshen 17 vjecare Adelina Berisha qe jeton ne Antwerpen te Belgjikes dhe garen e saj per kuroren e "Miss Benelux 2013".

Eshte kenaqesi dhe krenari per te gjithe shqiptaret te mesojme se pikerisht ajo eshte shpallur fituese e ketij evenimenti te bukurise, ne spektaklin qe u mbajt pak kohe me pare ne resortin Kefaluka te Turqise. Ajo eshte nje nder fitueset me te reja ne moshe deri me tani te ketij konkursi.

Ky eshte nje sukses i jashtezakonshem per bukuroshen nga Peja, e cila do t'i perfaqesoj vitin e ardhshem shtetet e Benelux-it, Belgjiken, Holanden dhe Luksemburgun ne konkursin e bukurise "Miss Bota 2013".

Eshte kjo edhe nje deshmi se bukuria shqiptare po vleresohet larte ne te gjithe boten dhe gati nuk ka mbetur konkurs boteror i bukurise ku nuk ka shkelur.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.