“Agimi i Artë”, thirrje për luftë qytetare në Greqi



Deputeti i Partisë së djathtë ultranacionaliste “Agimi i Artë”, Ilijas Panajotaros ka bërë thirrje për luftë qytetare në Greqi. 

“Shoqëria greke është gati për një lloj të luftës së re. Në njërën anë janë nacionalistët si ne dhe njerëzit që duan Greqinë ta shohin si më parë, dhe në anën tjetër janë emigrantët illegal, anarkistët dhe ata që kanë shkatërruar Greqinë disa herë”, ka deklaruar Panajotaros në një intervistë për BBC.


I pyetur se “Agimi i Artë” a bën thirrje për dhunë kundër emigrantëve, deputeti deklaroi se ata duan që këta njerëz menjëherë të lëshojnë Greqinë, për shkak se janë të padëshirueshëm dhe në mënyrë të paligjshme në Greqi. “Në momentin kur Qeveria nuk bën asgjë, atëherë qytetarët duhet të gjejnë mënyrë për tu mbrojtur”, ka deklaruar Panajotaros.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.