Martesë në horizont për Ballotelin dhe Rafaella Fico?


Pas ribashkimit me të dashurën e tij, Rafaella Fico nga e cila pret një fëmijë, futbollisti italian, Mario Balotelli është shprehur se do të përpiqet që të jetë një baba i mirë.

Por gjatë kohës që futbollisti ishte i impenjuar me kombëtaren italiane të futbollit, Raffaella Fico, nëna e fëmijës së tij ishte impenjuar me diçka tjetër; ajo është fotografuar nga revista ‘Chi’, që ka publikuar edhe fotot, teksa aprovonte një fustan të bardhë nusërie në një atelie në Napoli.

Madje, sipas të përjavshmes, ‘Chi’, e cila edhe më parë e ka ndjekur çështjen Balotelli-Fico, kjo nuk është hera e parë që ajo bën prova me fustane nusërie. Të jetë vërtetë duke u afruar martesa zyrtare mes Ballotelit dhe Fico? Deri më tani, asnjë prej të dyve nuk e ka pohuar një fakt të tillë.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.