Kuvendi i Shqipërisë, në një ceremoni të veçantë në sallën e veshur kuq e zi, ka nderuar personalitetet që kanë kontribuar në luftën Nacional-Çirimitare, por edhe kundër diktaturës komuniste. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka vlerësuar rolin dhe figurën e të gjithë atyre që nuk reshtën, në luftën për lirinë e vendit.
Kryparlamentarja JozefinaTopalli, në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë, me motivacionin: “Mirënjohje për dashur ndaj atdheut deri në sakrificë sublime, për rezistencë kundër regjimit fashist dhe komunist”u ka dhuruar të afërmeve të Qemal Stafës, Sejfulla Malshovës Margarita dhe Kristaq Tutulanit, Kardinal Mikel Koliqit, Abaz Kupit, Mit’hat Frashëri, Mustafa Gjinishit e shumë të tjerëve, botimin special të Kuvendit, aktet themeluese të shtetit shqiptar.
Share
& Comment
Tweet