Fieri, Alibeaj: Oferta e PD e vetmja zgjidhje

Fieri, Alibeaj: Oferta e PD e vetmja zgjidhje, PS s`duhet të frikësohet nga mocioni

Vetëm pak ditë para skadimit të afatit për kalimin e tre ligjeve me shumicë të cilësuar në Kuvendin e Shqipërisë, vendimtarë për fatin e statusit kanditat, deputeti demokrat dhe ish-ministër i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj deklaroi se nuk ka zgjidhje tjetër për këshillin e qarkut të Fierit përvec matjes së forcave politike. Sipas tij kreu i PS-së Edi Rama duhet të kuptojë se i vetmi mekanizëm është rregulli i shumicës dhe sa kohë që sipas tij PS pretendon se e ka në rastin e Fierit, atëherë s’duhet të ketë frikë ti cojë dhe njëherë në mocion besimi çdo këshilltar qarku në çdo këshill bashkiak dhe komune.

“Kushdo mund ta vrasë mendjen në një situatë të tillë, për ligjet për statusin do të bënte cfarëdo kurbani edhe në disfavor të vetin. Por duke qenë që pretendimet e PS janë alogjike është vështirë të gjendet një zgjidhje, e vetmja mënyrë është ajo cfarë kemi ofruar, të testojmë forcat. Mund edhe të shkëmbejnë karriget pretendentët për kryetar qarku, por kjo sështë kompetencë e jona, janë këshilltarët atje dhe përfaqësuesit që vendosin, të cilët janë të pavarur edhe nga Berisha edhe nga Rama. I vetmi mekanizëm është rregulli i shumicës, sa kohë që ata e pretendojnë se e kanë pse duhet të kenë frikë, ti rizgjedhin dhe njëherë këshilltarët dhe më pas ata vetë të zgjedhin dhe kryetarin e këshillit të qarkut Fier” deklaroi Alibeaj.
Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj, Alibeaj vlerësoi se oferta e bërë nga PD është e vetmja alternativë për të bërë negociatë politikë, që do ti jepte fund ngërcit të krijuar ne kete qark nga PS. Duke iu referuar këtij rasti, ai shtoi se Fieri nuk është unik në vetvete, pasi të tilla raste janë regjistruar edhe në këshilla të rretheve të ndryshme te vendit, madje edhe në disfavor të PD-së, si ne rastin e Bubullimes.

“Është e vetmja alternativë për të bërë një negociatë politike për të zgjidhur këtë ngërc. Pretendimi i PS-së është se kur janë zgjedhur për herë të parë të deleguarit për këshillin e qarkut pas këtij momenti smund të ketë asnjë ndryshim edhe pas ndryshimit të raporteve të forcave politike. Raportet e forcave sipas tyre janë në favor të PS, duke qenë se ata kanë shumicën ata përzgjedhin edhe delegatët. Ajo që është ofertë e jona, bazohet në premisën e tyre, deri sa pretendojnë se kanë shumicën në këshillat komunalë apo bashkiakë, atëherë sduhet të kenë frikë nga asnjë mekanizëm testimi. Është e vetmja mundësi kushtetuese . Po marrim si të drejtë pretendimin e ps që kërkojnë të marrin kryetarin e qarkut Fier, ata nuk ofrojnë një procedurë se cfarë nënkuptojnë me këtë. Por unë e di qartë pretendimin e tyre, ata mendojnë që nëse një këshill komunal përzgjedh përfaqësuesin e vet, në qark smund të ndodhë më një ndryshim delegate pavarësisht ndryshimit të raportit të forcave. Por le të marrim si shembull këshillin e Lushnjës. Aktualisht janë 18 përfaqësues të PS dhe 17 tanët, përfaqësuesi i Partisë Demokristiane ka qenë i rreshtuar më herët në të majtën, sot kryetari i kësaj partie ka kaluar tek e djathta dhe a ka të drejtë ai të rreshtohet në të njëjtin drejtim, dhe kështu ne marrim shumicën. Lind pyetja a e pengon ligji këtë ndryshim, është një konsultim që mund të bëhet me dispozitat ligjore. Qarku është i përcaktuar në Kushtetutë. Ligji e përcakton sesi fitohet dhe humbet e drejta e të qënit këshilltar në qark. Raste si Fieri ka me shumicë në vend. Pretendimi i PS është i babazë në dispozitën ligjore” theksoi deputeti demokrat.

E deri sa në dukje cdo gjë duket e qartë në vijat ligjore, atëherë mbi cbaza e mbështet pretendimin e saj Partia Socialiste, e cila e konsideron të jashtëligjshëm mbajtjen e një mocioni besimi?
“Unë s’marr përsipër të gjykoj njohuritë ligjore të zotit.Rama, ja njoh dobësitë e tij në këtë pikë, por po mundohem të kuptoj ku qëndron problemi dhe meraku i tij në këtë drejtim. Në kohën kur ka ndodhur një ndryshim në zgjedhjen e delagatëve, të zgjedhurit e parë shkuan në gjykatë. Gjykata e apelit ka komunikuar në vendimin e saj se ka pasur cene ligjore dhe si rrjedhojë e ka konsideruar të paligjshëm pretendimin e tyre. Vendimet e apelit janë të formës së prerë, këto i cohen palës humbëse, këshillave komunalë apo bashkiakë. Ata pasi janë njohur me këto vendime që gjendeshin pa përfaqësues në këshillin e qarkut, kanë të drejtë ta rizgjedhin dhe si mund ta bëjnë? Natyrisht përmes votimit, do të zgjidhet një përfaqësues nga shumica përkatëse. Ka pasur edhe nga nga radhët tona, në komunën e Bubullimës. Ju hoq mandati përfaqësuesit tonë dhe u rimandatua një përfaqësues i PS. Nuk ka asgjë të pandershme apo të pabarabartë. Ne nuk optuam për ta cuar cështje e këshilltarit tonë në gjykatë, derisa ndodhi që shumica shkoi në favor të PS, kjo është një lojë politike, këto fenomene ndodhin dhe në parlament dhe jo më në bubullimë apo në ndonjë vend tjetër” përfundoi ish-Ministri i Drejtësisë.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.