Arrestohen 3 të dyshuarit për vrasjen e biznesmenit në Fier, në pranga babai e dy djemtë

Pas 48 orësh nga vrasja, pas shpërblimit të dhënë prej 500 mijë lekësh të rinj, policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin e tre autorëve të dyshuar të vrasjes së biznesmnit të naftës Naim Suli.

Një operacion i policisë së këtij qyteti ka vënë në pranga Gëzim Sulon, si dhe dy djemtë e tij, Endri dhe Ervis Sulo, të dy student në Tiranë . Në një konferencë për shtyp policia e Fierit dha detaje të arrestimit.

Sipas policisë shkaku që ka cuar babain dhe dy djemtë e tij të kryejnë vrasjen e biznesmenit Naim Suli, është servisi që ata kishin me qira në afërsi të shtëpisë së viktimës.

Një parkim makine pranë servisit ka qenë molla e sherrit , e cila ka nisur një vit më parë me fjalë, pastaj ka vijuar me grushte mes familjes Sulo dhe të biznesmenit të naftës dhe më pas për babain dhe djemtë nuk është lënë me kaq, por ka shkuar deri të vrasja e Naim Sulit me një bresheri automatiku, pikërisht aty ku nisi sherri në afërsi të shtëpisë dhe servisit.

Naim Suli, apo siç njihej nga miqtë e tij me nofkën “Mimi”, u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës para vilës së tij katërkatëshe ku jetonte me tre vëllezërit e tij, biznesmenë në fushën e ndërtimit. 49-vjeçari është qëlluar me breshëri automatiku menjëherë sapo ka zbritur nga mjeti i tij me targë TR 7835 C, për të hapur portën e hekurt të oborrit. Ngjarja ndodhi në lagjen “Liri”, vetëm pak metra larg Rajonit të Policinë Nr 2.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.