Departamenti Amerikan i Shtetit zbardh takimin e Sekretares amerikane HIllary Clinton me kryeministrin Berisha. Sic bëhet me dije në faqen zyrtare të këtij institucioni, Kryeministri Berisha mësohet të jetë shprehur gjatë bashkëbisedimit me zonjën Clinton se “vizita juaj është vizita me historike sepse përkon me përvjetorin e madh të Pavarësisë së vendit tim, të kombit tim.Në këtë kontekst unë ju siguroj se prania juaj sot është një xhevahir i vërtetë në kurorën e këtij përvjetori të madh”. Krahas të tjerave Berisha citohet të ketë thënë “shqiptarët janë shumë mirënjohës ndaj SHBA, mirënjohës ndaj jush dhe qeverisë suaj. Kjo është një ditë madhështore për shqiptarët”.
Nga ana tjetër, Sekretarja Clinton mësohet të jetë shprehur gjatë takimit me kryeministrin Berisha se “është një nder i madh që unë jam sot këtu në këtë ditë të parë të nëntorit, në fillim të festimeve për 100 vjetorin e Pavarësisë. SHBA janë krenare për partneritetin dhe miqësore që kanë me Shqipërinë teksa ju keni vazhduar që të bëni progres për konsolodimin e demokracisë, për të hapur ekonominë dhe për të ofruar shanse për të gjithë njerëzit në vendin tuaj. Clinton më tej uron kryeministrin Berisha për 100 vjetorin e Pavarësisë dhe dëshirojnë që të vazhdojnë bashkëpunimin për 100 vitet e ardhshme”.
Ndërkaq vizita e Sekretares amerikane Hillary Clinton është pasqyruar gjerësisht edhe në mediat ndërkombëtare, megjithatë në qëndër të fokusimit të tyre kanë qenë më tepër deklaratat e saj lidhur me marrëdhëniet e Clinton me Presidentin Obama, por nuk ka mbetur jashtë vëmendjes edhe apeli i saj drejtuar autoriteteve shqiptare për luftën pa kompromis ndaj korrupsionit.
Share
& Comment
Tweet