Mesnata pritet të nxjerrë Presidentin fitues, Obama falenderon mbështetësit


Në mesnatë SHBA-të dhe e gjithë bota do të mësojnë se kush do të jetë njeriu që do të drejtojë shtëpinë e bardhe. Barak Obama apo republikani Mitt Romney?
Qendrat e votimit janë hapur ne 26 shtetet e ndërsa të dy kampet janë te Florida, ku pritet që Ohajo të vendos edhe për fatin e dy kandidatëve.
Shifrat e sondazheve pothuajse janë të barabarta megjithese presidenti Obama kryeson ne shtetet e lekundura.
Votimi nisi në qytetin Diksvil Noc ne New Hempshire, ku presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama dhe kundërshtari i tij Mitt Romney moren secili pese vota në Diksvil Noc në Neë Hempshire Kjo është hera e parë që të dy kandidatët marrin vota të barabarta.
Ne 12 me oren tone nisen votimet ne Virginia dhe New Hempshire, ndërsa në vendet perendimore qendrat u hapen ne oren 16.00 me oren tone.
Barack Obama, qe aktualisht ndodhet ne Illinois, ishte i pari zgjedhes i hershem ne Chicago, ndersa kandidati republican Mit Romney dhe bashkëshorja e tij ANN kanë votuar në njësinë zgjedhore të Belmontit, në afërsi të Bostoni. Votën e tyre e hodhën edhe 2 kandidatët për zëvendës.presidenti Paoul Rajan dhe Xho Bajden.
Nga zyra e tij elektorale në Cikago Obama falenderoi amerikanët për mbështetjen që i kanë dhënë, si dhe kandidatin republikan për fushatën e bërë. Obama tha se ka bësim se do të fitojë.
“Jam i bindur se kemi votat për të fituar. Mezi po pres rezultat. Po pres një mbrëmje të këndshme”.
Dhjetëra miliona amerikanë të cilët i drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, do të zgjedhin në fakt, përfaqësues të Kolegjit Zgjedhor, 538 të tillë, të cilët nga ana e tyre do të votojnë Barak Obamën ose Mitt Romneyn.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.