Një operacion i policisë së Sarandës ka bërë të mundur ndalimin e 8 klandestinëve të huaj si dhe prangosjen e dy shtetasve shqiptarë, trafikantë të klandestinëve.
Operacioni është ndërmarrë gjatë ditës së sotme në aksin rrugor, Sarandë-Vlorë, ku sipas bluve klandestinët po udhëtonin me dy automjete me targaTR 003 CTX dhe TR 389 CTX, të cilat drejtoheshin respektivisht nga shtetasit shqiptarë Olsen Shehu, 26 vjeç dhe Gentian Çano, 40 vjeç.
Ndërkaq klandestinët nga Algjeria, Maroku dhe Libia po transpotoheshin drejt Tiranës dhe më pas do dërgoheshin drejt Malit të Zi.
Lidhur me ndalimin e 8 shtetasve të huaj dhe arrestimin e dy trafikantëve shqiptarë janë kryer të gjitha procedurat ligjore, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme të rastit.
Share
& Comment
Tweet