Pozimi gjysmë-nudo më solli depression


Kate Moss ka rrëfyer se vuajti nga depresioni pasi u detyrua të pozonte gjysmë-nudo kur ishte adoleshente, në fillimet e karrierës së saj si modele.

Modelja, e cila rrallë jep intervista, tregoi për presionin e madh të cilit iu nënshtrua në vitet e para në industrinë e modës.

“Më detyruan të pozoja nudo duke më thënë se nëse nuk e bëja, nuk do të më jepnin punë të tjera. U mbylla në tualet duke qarë, më pas dola dhe e bëra setin fotografik. Isha vetëm 16 vjeç”, thekson Moss
“Pata një krizë nervore kur isha 17 apo 18 vjeç. Në botën e modës askush nuk do t’ia dijë për gjendjen tënde psikologjike. Kam ndenjur në shtrat për javë të tëra kur më ofruan një punë që nuk doja ta bëja, por isha e detyruar”, shton Moss, e cila ka qenë e lidhur për katër vite me aktorin Johnny Depp.

“Ai më erdhi në ndihmë kur kisha më shumë nevojë dhe mbaj mend që pasi u ndamë mu deshën disa vite për ta harruar”, theksoi britanikja 38-vjeçare.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.