SHBA, dënohet me 1 vit burg regjisori i filmit anti-Islam


Shtetasi amerikan që dyshohet të jetë  producenti i filmit anti-Islam, që shkaktoi protesta masive në vendet e Lindjes së Mesme, është dënuar me një vit burg për shkelje të lirimit me kusht.

Nakoula Basseley Nakoula u dënua nga një gjyqtar në Kaliforni pasi pranoi katër shkelje të kryera prej tij të një dënimi të dhënë në vitin 2010 për mashtrim.

Asnjë nga akuzat nuk lidhej me përmbajtjen e filmit kontrovers, “Pavajësia e Myslimanëve”. Disa dhjetëra persona humbën jetën në Lindjen e Mesme në protestat kundër këtij filmi.

Gjyqtarja Christina Snyder deklaroi se Nakoula, 55 vjeç, duhet të kalojë 12 muaj në qeli, të ndjekur nga një mbikëqyrje 4-vjeçare pas lirimit të tij. Ndërsa prokurori i çështjes kërkoi dy vite dënim.
Nakoula, që u arrestua në shtator, ka gjithashtu emrat Sam Bacile, Nicola Bacily dhe Mark Basseley Youssef dhe mendohet të jetë një amerikano-egjiptian kopt.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.