Shpërthim në Bengazi, plagosen 4 policë


Një makinë e mbushur me eksploziv  ka shpërthyer jashtë një stacioni të policisë në qytetin më të madh të Libisë, Bengazi.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare ndërsa mësohet se si pasojë e shpërthimit  janë plagosur  katër policë. Shpërthimi ka shkatërruar tre makina dhe ka dëmtuar stacionin e policies si dhe ndërtesat përreth.

Qeveria e Libisë po lufton për të vënë në kontroll individët e armatosur që ka fituar fuqi gjatë konfliktit të armatosur për rrëzimin e Muamer Gadafit në vitin e kaluar. Bengazi ka qenë vendlindja e revoltës.

Në Bengazi këtë vit janë shënuar disa sulme kundër të dërguarve ndërkombëtarë dhe ndërtesave zyrtare. Në muajin e kaluar, ambasadori amerikan Chris Stevens dhe tre amerikanë të tjerë u vranë nga një sulm në konsullatën amerikane në Bengazi.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.