Të paktën 26 persona, shumica prej të cilëve ushtarë, janë plagosur në një sulm me bombë në një bazë ushtarake në qytetin më të madh të Pakistanit, Karachi.
Agjencia e lajmeve AFP ka cituar zyrtarët pakistanezë të cilët kanë deklaruar se 26 persona janë plagosur mëngjesin e sotëm, përfshirë 21 anëtarë të forcave paramilitare, pjesëtarët e së cilës ndihmojnë policinë në mbajtjen e sigurisë në vend.
Raportet thonë se automjeti i mbushur me eksploziv goditi portat e bazës ushtarake, por nuk arriti që të hynte brenda kompleksit.
Ende nuk dihet se kush është përgjegjës për sulmin.
Share
& Comment
Tweet