Thaçi-Daçiç: Të zbatojmë marrëveshjet e arritura


Prishtina dhe Beogradi  duket se kanë rënë dakord për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun teknik mes dy vendeve.

Pas takimit të dytë mes kryeministrit kosovar Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Daçiç, zyra e shefes së diplomacisë europiane   ka lëshuar një   deklaratë  ku thuhet se dy palët  kanë rënë dakord  të zbatojnë marrëveshjet.

Ashton ka thënë se ky takim ishte vazhdim i diskutimeve që i kishte ajo në Bruksel më 19 tetor. Sipas saj bisedimet  janë bërë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

“Të dy kryeministrat  kanë rënë dakord që të vazhdojnë bisedimet,  të punojmë në implementimin e plotë të marrëveshjeve dhe kemi mirëpritur rezultatet e grupit të përbashkët punues për Menagjimin e Integruar të kufinjëve”, ka theksuar Ashton.

Kemi diskutuar për transparencën e fondeve që Serbia ia dedikon komunitetit serb në Kosovë, ndërkohë që jemi ndalur edhe në qështjen se si të përmirësojmë mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e religjioze serbe në Kosovë, ka theksuar ajo.

Sipas shëfes së diplomacisë europiane  palët janë marr vesh për një grup të përbashkët punues të përgatis një studim të fizibilitetit për autostradën Nish -Prishtinë.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës në një intervistë për mediat ka thënë se  është biseduar  edhe për strukturat e Serbisë në Kosovë. Ai ka thënë se ka kërkuar që të bëhen transparente të gjitha mjetet materiale që Serbia jep për strukturat në veri, ashtu si edhe shuarjen e tyre.

Thaçi  e ka vlerësuar takimin si   konstruktiv dhe ka thënë se ka qenë më substancial se takimi i parë. Edhe Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka pranuar se në dhjetor do të flitet për marrëveshjen e Menaxhimit  të Kufirit.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.