40-vjetori i nxehtë i Elton Dedës, miqtë i dhurojnë një striptiste

Kantautori i njohur, Elton Deda, ka mbushur 40 vjeç këtë javë, ndërsa ka marrë urime nga miqtë në club-in ku ai këndon “RockStock”, duke ua shpërblyer me interpretimin “live” të këngëve të përzgjedhura për këtë natë. Deda nuk ka preferuar të organizojë diçka ndryshe për ditëlindjen e tij, përveçse të vazhdojë programin e të kënduarit për qejf në club-in më të preferuar këto kohë në Tiranë. Por kanë qenë miqtë, ata që e nuk e kanë lënë pa gjë këngëtarin e rikthyer në Shqipëri pas dita vitesh që jetoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata i sollën një tortë të madhe dhe qirinjtë për t’i shuar, dhe poshtë kutisë së madhe doli një striptiste, e cila ishte dhurata që ata kishin menduar për këtë 40-vjetor. Balerina demonstroi lëvizje sensuale përpara Eltonit, duke provokuar edhe me zhveshje dhe lojëra me kamzhik. Më pas, atmosfera ka vazhduar e gjallë deri në orët e mëngjesit. Kantautori i njohur, Elton Deda, pas një viti të kthimit të tij nga SHBA këndon “live” në këtë club së bashku me këngëtaret Eneda Tarifa, Kamela Islamaj, Marsela Çibukaj të “The Voice of Albania”, të shoqëruar nga një orkestër e përbërë nga Arjan Gjici, Mithat Laro e Land Fusha. Ai ka vendosur që muzikën e vërtetë rock t’ua servirë fansave të tij në Tiranë, një fillim i ri për jetën e kantautorit të njohur. Ai iu rikthye jetës së natës pas gati 8 vitesh, kur bashkë me Aleksandër Gjokën dhe Redon Makashin këndonin në club-in me emër “Tre muskëtierët”.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.