Në mesnatë polici bëri të ditur përse ka ndaluar Asllan Patriotin. Sipas policisë, një shtetas italian, të cilit i kishte humbur vetura e tij në muajin qershor, pretendon se e ka gjetur veturën pas katër ditësh dhe për gjetjen e saj e ka ndihmuar Asllan Patrioti. Ky i fundit, sipas policisë, i ka kërkuar 700 euro si shpërblim për gjetjen e makinës. Policia nuk bën të ditur nëse ka kallëzim penal për këtë çështje, apo nëse shtetasi italian ka paditur në polici, por thotë se materialet e arrestimit i janë dërguar prokurorisë.
E gjitha çfarë shihet është një përpjekje për të inkriminuar grevistët dhe për të prodhuar histori ordinere kundër tyre.
Ndalimi i tij është bërë në mjediset e grevës pa dhënë asnjë shpjegim. Më pas polica ka bërë këtë deklaratë. Gjykata e Tiranës e ka shpallur grevën e paligjshme dhe u mendua se ndalimi i Patriotit kishte lidhje me të.(Tema)
0 commenti:
Posta un commento