Arbabsiar pranon komplotin ndaj Ambasadorit saudit


Një shtetas iraniano-amerikan u deklarua fajtor se ka bërë komplot me ushtrinë iraniane për ta vrarë ambasadorin saudit në Shtetet e Bashkuara.

Manssor Arbabsiar, 58 vjeç, ka pranuar fajin në një gjykatë federale në Nju Jork.

Arbabsiar, shtetas amerikan, i cili mban një pasaportë iraniane, mund të përballet me deri 25 vjet burg. Dënimi është caktuar për 23 janar.

Arbabsiar u arrestua në shtator të vitit të kaluar në aeroportin John Kennedy në Nju Jork.

Ai është akuzuar se së bashku me të pandehurin Gholam Shakuri, një anëtar i lartë i Gardës Revolucionare Iraniane ka komplotuar për ta vrarë ambasadorin e Arabisë Saudite, duke e punësuar vrasësin me pagesë nga një kartel meksikan i drogës për 1.5 milionë dollarë.

Shakuri gjendet në arrati. Irani ka mohuar fuqishëm çdo përfshirje në këtë komplot të dyshuar.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.