Ekonomia e Kinës pritet të njohë rritje ekonomike, të paktën këtë e parashikojnë të dhënat zyrtare të publikuara së fundmi.
Sipas këtyre të dhënave, ekonomia e dytë më e madhe në botë ka shënuar rritje prej 7.4 përqind gjatë tre muajve, deri në fund të shtatorit, shifër më e ulët se ajo prej 7.5 përqind sa synohej nga Partia Komuniste në vend.
Edhe të dhënat e tjera ishin pozitive. Aktiviteti ekonomik në çerekun e fundit ishte rritur për 2.2 përqind në krahasim me periudhën paraprake tre mujore.
Media shtetërore e citoi sot kryeministrin Wen Jiabao të ketë thënë se rritja ekonomike ka filluar të stabilizohet, por prapë se prapë tha se qeveria thotë se është duke u përballur me “vështirësi të konsiderueshme”, në çerekun e fundit.
0 commenti:
Posta un commento