Fotomodelja shqiptare Vildane Zeneli, ka komentuar zërat e përhapur rreth orientimit të saj seksual.
Vicky ka hedhur poshtë spekulimet e disa mediave se ajo është lesbike.
“Është çmenduri të lexosh që mediat përhapin tregime të rreme për mua, duke thënë se jam lesbike?
Ata e kanë humbur mendjen dhe seriozisht duhet të mesojnë të lexojnë anglishten në mënyrën e duhur! Nuk jam lesbike, le ta sqarojmë këtë”, ka shënuar bukuroshja shqiptare në rrjetet sociale.
Zeneli, e cila jeton në Amerikë, krahas karrierës së fotomodeles, është e angazhuar shumë edhe në muzikë.
Pas një sërë sesionesh regjistrimi në “Interscope records”, studiot e Dr.Dre-së dhe në studiot muzikore suedeze, ajo tashmë është afër finalizimit të albumit të parë, ndërsa ka paralajmëruar publikimin e singlit të parë, përcjellë me videoklip.
0 commenti:
Posta un commento