Edhe pse në ditën e 27 të gevës së ish të përndjekurve u mendua se ata do të nxirreshin me forcë nga policia, kjo gjë nuk ndodhi. Kjo ditë është karakterizuar nga qetësia dhe palët janë në pozicionet e tyre të para, policia mbikqyr grevën dhe grevistët në cadër duke mos i bezdisur askush.
Zhvillimi kryesor i ditës së 27 ishte apelimi i vendimit të Gjykatës Tiranë me asistimin juridik të komitetit shqiptar të Helsinkit. Ndërkohë koordinatori i kësaj greve, Skënder Tufa, u bëri apel partive opozitare të mbështesin grevën.
Ndërsa më herët para parlamentit mbështetësit e grevës vazhdojnë ritualin e tyre, duke protestuar cdo të enjte. Ata kërkojnë dëmshpërlimin nga qeveria si dhe lirimin e Asllan Patriotit, koordinator i grevës. Ai u arrestua mbrëmë nga forcat e policisë nën akuzën e mashtrimit dhe kërcënimit ndaj një shtetasi italian.
Në cadrën pranë Komunës së Parisit ku ish të përndjekurit janë ngujuar në grevë urie prej 27 ditësh kanë mbetur edhe 7 persona. Pavarësisht se gjendja e tyre parqitet tejet e rëndë, ata janë të vendosur ta vazhdojnë grevën deri në plotësimin e kërkesave.
0 commenti:
Posta un commento