Një zëdhënës i Gjyqësorit të Irakut tha sot se autoritetet irakiane kanë lëshuar një urdhër arrest për guvernatorin e Bankës Qendrore të Irakut.
Agjencia e lajmeve Associated Press njofton se zëdhënësi i Këshillit të Gjykatës Supreme irakiane, Abdul-Sattar Bayrkdar i ka thënë agjencisë se Sinan al-Shabibi, i cili e ka udhëhequr Bankën Qendore që nga viti 2003, kërkohet bashkë me 15 zyrtarë të tjerë bankar, nën dyshimet për krime financiare.
Ai tha se nuk e di nëse ndonjëri prej 16 personave të dyshuar është arrestuar ende. Nga ana tjetër, një prej anëtarëve të ekipit të mbrojtjes së al-Shabibit tha se ai nuk është në dijeni për kurrfarë fletëarresti.
0 commenti:
Posta un commento