Hollandë, vidhen disa piktura me vlerë nga Muzeu i Rotterdamit


Policia ka njoftuar sot se disa piktura të vlefshme janë vjedhur nga një muze në qytetin holandez të Rotterdamit.

Veprat e artit të piktorëve të njohur, si Pablo Piccaso, Henri Matisse dhe Claude Monet janë në mesin e disa prej artikujve të vjedhur nga ky muze.

Zëdhënësi i Departamentit të Policisë së Rotterdamit, Roland Ekkers tha se bëhet fjalë për shtatë piktura të vjedhura, të piktorëve të mëdhenj botëror.

Ai shtoi se policia është duke u marrë me hetimin e rastit.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.