Zyra për luftimin e mashtrimeve e Bashkimit Evropian gjeti se një biznesmen i Maltës kishte provuar t`i shfrytëzonte kontaktet e tij me Dallin, i cili gjithashtu është nga Malta, për përfitime financiare.
Komisioni Evropian njoftoi se ky person kishte bërë përpjekje që të ndikonte në legjislacionin e ardhshëm të BE-së për produktet e duhanit.
Bëhet e ditur se Dalli menjëherë i ka refuzuar gjetjet e këtij hetimi.
Zëvendës presidenti i Komisionit, Maros Sefcovic do t`i marrë përspiër obligimet e postit të Dallit, deri në zgjedhjen e një komisionerit të ri nga Malta, thuhet në njoftimin e Komisionit.
0 commenti:
Posta un commento