Ish të përndjekurit politik kanë protestuar sot para Parlamentit duke kërkuar sërish plotësimin e kërkesave të tyre.
Përfaqësues të ish-të përndjekurve politik kanë kërkuar sërish nga qeveria që të përmbush kërkesën e tyre për dëmshpërblim për vitet e burgut që kanë bërë gjatë kohës së regjimit komunist.
Ata gjithashtu kanë kërkuar lirimin e kordinatorit të grevës Asllan Patrioti i cili u arrestua një ditë më parë nga policia për mashtrim
Greva e urisë e ish-të përndjekurve ka hyrë në ditën e 27-të të saj ndërkohë që ende nuk është dhënë asnjë sinjal nga ana e qeverisë për të biseduar me grevistët.
Ndërkohë Gjykata e Tiranës e cilësoi dje si të paligjshme grevën e urisë së ish të përndjekurve politik dhe kërkoi shpërndarjen e saj. Vendimi i gjykatës u mor pas kërkesës së policisë, sipas së cilës gjatë grevës janë kryer vepra me rrezikshmëri për jetën, duke ju referuar këtu rastit të dy grevistëve që i vunë flakën vetes.
Gjergj Ndreca rikthehet nga Greqia
Rikthehet nga Greqia Gjergj Ndreca, grevisti i cili ndodhej për mjekim të specializuar në shtetin helen pas djegies me benzinë. Në një prononcim për mediat menjëherë pas mbërritjes në Tiranë, Ndreca deklaroi se do ti bashkangjitet grevës politike, ndërsa u shpreh se situata e tij tashmë është më e stabilizuar dhe do të ndiqet nga një mjek privat.
I informuar lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës së Tiranës për shpërndjarje të grevës, ai u shpreh se nuk i njeh vendimet e gjykatës, as gjykatën si institucion, aq më pak qeverinë e vendit. Sipas tij nëse policia do të shpërndajë ish të burgosurit politikë, ata do ti kthehen sërish grevës në ditet ne vazhdim.
Ndreca mohoi se po përdoret nga Partia Socialiste apo cilado qoftë forcë politike. Sipas tij kërkesat e tyre janë ekonomike duke shtuar se është marrë vetëm një këst nga dëmshpërblimet për këtë shtresë.
0 commenti:
Posta un commento