Kuvend, diskutohen tre ligjet e kërkuara nga KE-ja

Kuvend, diskutohen tre ligjet e kërkuara nga KE-ja
Seanca e sotme parlamentare ka nisur me diskutimet për buxhetin faktik të vitit 2011. Në fjalën e tij, ministri i financave Ridvan Bode ka theksuar se buxheti i vitit 2011 ka përmbush objektivat e caktuara.

"Buxheti 2011 nga pikëpamja strategjike është ka bazuar në dy shtylla. 1. Janë alokuar dhe rialokuar fonde publike për të mbështetur strategjinë për zhvillim dhe integrimin e vendit. 2. Ruajtja e fondamenteve të stabilitetit makro ekonomik të vendit” tha Bode.

Sipas ministrit, ekonomia shqiptare gjatë vitit 2011 ka arritur të perforomojë realitivisht mirë pavarësisht krizës ekonomike globale duke shtuar se ky buxhet ka përmbushuar objektivat e ngarkuara nga Kuvendi i Shqipërisë.

Kuvend, diskutohen tre ligjet e kërkuara nga KE-ja

Edhe pse palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje për tre ligjet e kërkuara nga Komisioni Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat, Kuvendi i ka përfshirë ato në axhendën e sotme.

Ligji për Gjykatën e Lartë, reforma parlamentare dhe ligji për nënpunësin civil, pritet të përplasin sot maxhorancën dhe opozitën në seancën e sotme plenare.

Opozita është shprehur më herët se nuk do t`i votojë këto ligje pa u zgjidhur më parë çështja e qarkut të Fierit. Por kryeministri Berisha ka deklaruar se e vetmja zgjidhje është mocioni i votëbesimit në të gjitha komunat dhe bashkitë e qarkut Fier.

Ndërsa sa u përket reformës parlamentare dhe ligjit për nënpunësin civil, kryeministri Berisha theksoi se mazhoranca është e gatshme për kompromis me opozitën.

Ndërkohë në axhendë janë përfshirë edhe projektligji "Për miratimin e buxhetit faktik të shtetit për vitin 2011 si dhe akti normative "Për disa ndryshime në ligjin për buxhetin e vitit 2012"

Gjithashtu në seancën e sotme do të ketë edhe dy interpelanca, e ministrit të financave Ridvan Bode dhe ministrit të Drejtësisë Edurat Halimi, kërkuar nga një grup deputetësh.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.