E gjithë kjo sasi është tentuar të futet ilegalisht në territorin e Republikës se Kosovës, në kufirin me shtetin serb, njofton agjencia për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.
“Për këtë sasi të alkoolit, në kohën kur është bërë ndalimi, nuk ka pasur dokumente përcjellëse për origjinën e tyre, certifikatë shëndetësore, importues dhe deklaracion të produktit”, thuhet në komunikatë.
“Si të tilla konsiderohen të rrezikshme dhe nuk lejohen për futjen në treg. Alkooli si produkt i pa kontrolluar mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe vdekjeprurës për njerëz”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e lëshuar nga kjo agjenci, e cila u bën thirrje qytetarëve të cilët mund të hasin në treg produkte të dyshimta, t`i njoftojnë organet shtetërore për siguri publike.
0 commenti:
Posta un commento