Ka kohe qe eshte paralajmeruar hiti solo i Getit "N'Prishtine", qe do vije si nje kenge dhe klip i "forte", te mbahet mend. Dhe, klipi i shumepritur sapo eshte lancuar ne kanalin zyrtar te Baba Stars ne Youtube, mirepo jo dhe pa probleme.
Geti, djali i modes, bossi i labelit Baba Stars dhe njeherit anetar i grupit Tingulli 3NT, gjithmone e ka konsideruar veten si nje "prishtinali te forte" dhe i ka kenduar Prishtines edhe me heret, me kengen "Prishtinali jom".
Ajo qe verejtem ishte se ne kete kenge, Getoar Selimi, sic eshte emri i tij i plote, vjen me emrin "Ghetto Geasy", derisa nje kohe ishte vetem "Geti" apo "Getoari", dhe pastaj "Ghetto Gold" e disa variante tjera qe u shfaqen dhe u zhduken. Duket sikur kengetari nuk e ka te qarte ende se me cfare emri solo do te prezantohet ne publik, megjithese ka bere nje karriere te bujshme ne bashkepunim me te tjeret.
Sa i perket kenges dhe klipit, verehet se fansat kesaj radhe jane te ndare, pasi qe ne fillim videoja ka marre shume "dislike" ne Youtube. Nuk perjashtohet edhe mundesia qe pervec fansave, Geti ka edhe antifansa te devotshem qe sigurohen te balancojne pelqyeshmerine e kenges.
Por, ajo qe Geti duhet te brengoset me shume eshte fakti se ka filluar te akuzohet per vjedhje te kenges, nga fqinjet serb. Portalet e ndryshme shqiptare shkruajne se instrumentali i kenges eshte vjedhur nga "Revolucija" e kengetares serbe Stoja. Se sa ka te vertete ne keto akuza, mund t'e gjykoni vete duke krahasuar kenget me poshte.
Ghetto Gold - N'Prishtine
0 commenti:
Posta un commento