Sipas policisë është arrestuar 29-vjeçarin Bedri Shehaj i cili para dy muajve ka tentuar të transportojë 162.5 kg Mariuanë nga Lazarati në drejtim të kufirit jeshil me shtetin grek.
Sipas policisë arrestimi i tij u bë rreth orës 03.00 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Gjirokastër – Kordhocë , ku Shehaj po udhëtonte me automjetin me targa AA337 AL dhe me dokumenta të rreme.
Sipas policisë 29-vjeçari për t’i shpëtuar policisë kishte ndryshuar emrin nga Toni Shehaj në Bedri Shehaj.
Ndërkohë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 29-vjeçarin Shehaj për veprën penale “të trafikut të lëndëve narkotike”.
0 commenti:
Posta un commento