Tepelenë, arrestohet për tentativë vrasjeje 37-vjeçari

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Tepelenës pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë një person duke e përplasur me makinë.

Burime nga policia bëjnë me dije se është prangosur shtetasi Neritan Beja pasi ka tentuar të vrasë për motive të dobëta 22-vjeçarin Redinjel Abazi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit të Tepelenës  ku Beja është konfliktuar dhe rrahur me grushte me  22-vjeçarin pasi ky i fundit nuk kishte paguar një faturë të celularit  të një numri me kontratë prej 9 mijë lekë të reja kur kishte qene në punë tek një nga kompanitë celulare.

Pas ndërhyrjes së shokëve të tyre këta shtetas janë larguar, por pas gjysëm ore shtetasi Neritan Beja duke lëvizur me  automjetin e tij tip Benx me targa AA 356 ET në pronësi të tij ka parë në rrugë që po ecte  në këmbë  shtetasin Redinjal Abazi  dhe ka  tentuar ta vrasë duke e përplasur me automjet.
Si pasojë e përplasjes shtetasi Redinjal Abazi ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.

Grupi hetimor në vendngjarje ka kryer veprimet e para hetimore dhe ka bërë sekuestrimin e automjetit  si provë materiale .

Ndërkohë materialet në ngarkim të 37-vjeçarit i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër  për veprën penale të “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.