Kinezët gati të blejnë Milanin

Investitorë kinezë për ekipin kuqezi të Milan dhe jo Inter.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se interesimi nga Kina nuk është për klubin e Interit, por për ekipin e Milanit.

Lajmet vijnë edhe nga Pekini ku investitorë kinezë janë gati të marrin përsipër ndryshimin e klubit legjendar të Berluskonit dhe shndërrimin e Milanit në një superklub evropian.

Manjati kinez Liu Yongzhua i cili ka në pronësi edhe klubin kinez të Guangzohu ku trajner është italiani Marcelo Lipi dhe u shpall këtë vit kampion në Kinë, ka shprehur interesim të madh për të investuar në ekipin e Milanit. Në rast se do të arrihet një marëveshje mes Berluskonit dhe manjatit nga Pekini atëherë trajneri i ri i Milanit pritet të jetë italiani Marcelo Lipi i cili do të lërë Kinën për tu kthyer në Itali dhe për të marrë drejtimin e një prej klubeve më të mëdha në botë sic është Milani.

Mediat kanë bërë të ditur se njeriu që po negocion për një takim mes manjatit kinez dhe Berluskonit është pikërisht trajneri Lipi i cili po bën gati edhe takimin mes tyre në muajin dhjetor. Kinezi Yongzhuo ka një pasuri e cila arrin deri në 2.7 miliard euro, dhe ai do të sjellë me vete në Milano edhe Lipin, ndoshta edhe si drejtor sportiv në klubin kuqezi në vend të Galianit.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.