Lirohet nga një burg federal në Kaliforni, ish-kryeministri i Ukrainës, Pavlo Lazarenko i cili qëndroi për më shumë se 8 vjet prapa hekurave .
Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare të cilat citojnë një punonjës të këtij burgu i cili ka deklaruar se e ka parë Lazarenkon të dalë nga burgu, ashtu edhe siç kishte paralajmëruar avokati i tij.
Lazarenko, i cili ishte kryeministër i Ukrainës nga viti 1996 deri më 1997 ndërsa u largua në SHBA në vitin 1999.
Ai ishte shpallur fajtor për larje parash dhe për mashtrim në vitin 2004.
Avokati i tij ka theksuar se për Lazarenkon do të ishte me rrezik po të kthehej në Ukrainë.
Share
& Comment
Tweet