Kanuni i cili nuk është i njohur zyrtarisht në ligjin shqiptar, është imponuar shpesh dhe megjithatë në rastin e Marie Qukaj ka kapërcyer kufijtë e tradicionales. Sipas kodit mesjetar, vrasja e grave është e ndaluar rreptësisht. Por vrasësit nuk kurseu jetën e 17-vjeçares e cila u qëllua duke punuar tokën me gjyshin e saj në zonën Dukagjinit.
Gjin Marku kreu i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar të gjaqeve thotë se është i shqetësuar nga një numër në rritje të vrasjeve për hakmarrje, e ndërsa ka rifilluar një fushatë për të pajtuar familjet në gjakmarrje.
Numri i familjeve që janë në gjak sipas agjensisë është i lartë e ndërsa vëmendja është përqëndruar tek fëmijët, ata që vuajnë më shumë. Sipas tekstit të Kanunit, një njeri mund vritet vetëm jashtë mureve të shtëpisë së ti dhe si rezultat njerëzit ngujohen për ti shpëtuar vdekjes.
Liljana Luani, një mësuese nga Shkodra, e kalon kohën e saj të lirë për në shërbim të fëmijëve që janë të detyruar të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre. Ajo thotë se nën presionin e gjakmarrjes këta fëmijë rriten me ndjenjën e urrejtjes. Në shumë mënyra viktimat e vërtetë të gjakmarrjeve janë gratë dhe fëmijët, në në fund të fundit janë dënuar pa kryer ndonjë krim.
Në një tjetër qytet një 40 vjeçar që sapo është liruar nga burg pasi ka bërë 6 vjet burg për vrasje tani jeton me gruan e tij i fshehur nga frika e gjakmarrjes , dhe kështu kjo histroi e dhimbshme vazhdon.
0 commenti:
Posta un commento