Ai eshte duke jetuar endrren e tij te paimagjinuar ndonjehere, gati si ne film. Qe nga klubi futbollistik i Bazelit e deri te Bayerni i Mynihut, Xherdan Shaqiri dita-dites behet akoma me i famshem. Per momentin ai shihet si nje nga meshkujt me seksi ne Zvicer e Gjermani, edhe pse gjatesia e tij nuk mund te konsiderohet si ajo e nje seks- simboli, por te pakten ka forma te mira trupore. Perkunder profesionit qe ushtron, 21-vjecari nuk e ka gjetur ende shpirtin binjak dhe vazhdon te ngelet beqar. “Veshtire te gjej kohe dhe te ulem ne ndonje restorant, te drekoj me familjen apo te kem kohe per nje person qe te ma doje zemra, sepse jetes private duhet t’i kushtohet shume rendesi, vecanerisht mashkulli duhet te kujdeset 100% per femren qe e dashuron. Per momentin ate kohe nuk e kam ne dispozicion”, eshte shprehur futbollisti i njohur Shaqiri ne nje interviste dhene per mediat zvicerane.
“Ne Mynih ndihem si ne shtepine time, kam filluar te bej edhe punen e modelit. Jane pese gazeta te perditshme, te cilat ndjekin aktivitetin tim ne cdo hap dhe sigurisht nje numer i madh femrash deshirojne te me kene. Eshte nje interes i larte per mua, kete nuk mund ta imagjinoja me pare. Kohet e fundit po marr shume numra telefoni permes kameriereve kur jam ne ndonje lokal. Pyesin a eshte ky Xherdan Shaqiri? Prandaj, une shpesh ndodh qe edhe te maskohem per te qene me i qete ne vendin ku qendroj”, thekson Xherdani. Me pas, ai thote: “Prinderit e mi do te ishin shume te lumtur po te me shihnin te lidhur me nje shqiptare. Per ata origjina e bashkeshortes sime ka shume rendesi. Une jam nje njeri familjar sigurisht dhe kete gje do te doja edhe ne te ardhmen. Dhe jo rastesisht shumica e vellezerve dhe motrave te mia gjenden me mua ne Mynih, ne vilen tetedhomeshe, qe kam marre me qira ne periferi te qytetit. Vellai im, Arianiti, kujdeset per gatim dhe larje, Erdini menaxhon karrieren time, kurse motra ime Medina ka nje vend te madh ne zemren time. Eshte vetem 12 vjece dhe jeton ende me prinderit, por me viziton shpesh”, ka thene keshtu Xherdani ne biseden e tij per mediat zvicerane.
0 commenti:
Posta un commento