Turqia pervec pasurise, popullaritetit e fames, Nik Xhelilajt i solli edhe dashurine. Aktori i njohur shqiptar tashme eshte i fokusuar shume ne tregun turk, saqe ka harruar projektet shqiptare. Ka kohe qe ate nuk e kemi pare ne Tirane ose ndoshta ka ardhur ne menyre private, duke mos dashur te ekspozohet ne publik. Jave me pare, Xhelilaj ishte ne qender te vemendjes ne mediat turke per shkak te zbulimit te se dashures se tij, teksa paparacet e kishin fotografuar duke qendruar ne nje pub se bashku me nje femer, e cila ne ato caste dukej e panjohur edhe per gazetaret turq. Niku, pasi i ofendoi ata dhe u hodhi uje, vazhdoi rrugen duke mos dashur ta beje shume te madh rastin e duke mos i kushtuar shume vemendje. Po ne fakt cila ishte bukuroshja e cila i ka qendruar ne krah djaloshit shqiptar? Cila ishte vajza kacurrele per te cilen Xhelilaj u kacafyt edhe me gazetaret dhe duket se i ka vjedhur zemren bukuroshit shqiptar?
Hapesira qe aktoret disponojne jashte xhirimeve te serialit eshte shume e vogel, saqe atyre nuk u ngelet asgje me teper vetem se te lidhen njeri me tjetrin brenda vendit te punes. Keshtu ka ndodhur edhe me Nik Xhelilajn e Cansu Tosun, te cilet aktrojne ne serialin “Kayp Sehir” (Qyteti i humbur), ku Cansu luan rolin e Zehres. Pas nje periudhe te gjate, dy aktoret jane kapur mat, edhe pse jane munduar me mish e me shpirt te mbajne sekret lidhjen e tyre te dashurise. Po kush eshte Cansu Tosun? E lindur ne vitin 1988 ne Nurenberg, 25-vjecarja me origjine turke ka filluar karrieren se pari si modele, ndersa para tri viteve ajo fiton rolin e pare si aktore e serialeve. Aktrimi ne serialin “Kayp Sehir” me Nik Xhelilajn eshte per Cansun roli i dyte ne karrieren e saj, ku sic duket ka gjetur edhe dashurine.
0 commenti:
Posta un commento