Edhe pse policia ka marrë masa gjatë gjithë sezonit kur ka kohën për mbledhje bima kanabi sativa, apo edhe gjatë kohës së ujitjes së saj duke ndaluar autobote me ujë që shkojnë drejt Lazaratit, sërish ky fshat në jug të vendit mbetet një nga prodhuesit me kryesor në Shqipëri.
Dhe këtë e tregon edhe rasti i fundit, ku policia ka kapur 12 kilogram lëndë nakotike të llojit marijuanë dhe ka bërë të mundur arrestimin e poseduesit të saj. Kanë qenë fektivat e Policisë Kufitare të Kakavijes që kanë marrë informacion se një shtetas nga Gjirokastra me automjetin e tij tip Benx do te trafikonte lende narkotike në drejtim të shtetit grek. Për këtë arsye janë ushtruar kontrolle të rrepta në të gjithë automjetet e vogla dhe autobuzët që lëviznin në drejtim të shtetit grek dhe është bërë i mundur arrestimi i Astrit Gjonit.
Në automjetin e tij policia gjeti në gomën rezervë të automjetit disa pako të mbështjella me letër natriban, ku brenda tyre kishte lëndë narkotike marijuanë. Kontrolli ka vijuar më tej, ku në bombulën e impjantit të gazit të automjetit është konstatuar një tjetër sasi lënde narkotike. Që nga nisja e operacioneve të policisë për mbajtjen nën kontroll të fshtatit Lazarat janë realizuar këto operacione ku droga kishte prejardhje nga ky fshat.
29 korrik 2012
Sekuestrohen 144 kilogramë drogë. Vinte nga Lazarati. Policia shpall në kërkim pesë persona.
9 shtator 2012
Policia greke sekuestron 403 kg kanabis sativa. Ne pranga kanë rënë dy shqiptarë Droga vinte nga Lazarati.
24 shtator 2012
Në Sarandë policia ka sekuestruar 41.8 kg drogë. Operacioni. U arrestuan Alfons Dervishaj, Kiri Sinaj, Ledio Haxhiraj, Shpëtim Sela. Droga vinte nga Lazarati.
9 tetor 2012
Policia greke ka sekuestruar në 3 operacione 511 kg marijuana. Është vënë në pranga një posedues është shpallur në kërkim një tjetër. Droga vinte nga Lazarati.
Share
& Comment
Tweet