Protestat në Libi shtyjnë votimin e qeverisë


Hyrja e protestuesve në Asamblenë Kombëtare në Libi, kanë penguar votimin e qeverisë së re.

Incidenti i djeshëm ka ndikuar në shtyrjen e votimit në Kongresin e Përgjithshëm Kombëtar për votimin e kolaicionit të kabinetit të ri, të propozuar nga kryeministri i ri i vendit, Ali Zeidan.

Protestuesit të cilët ndërprenë seancën raportohet të kenë qenë civilë dhe ish-rebelë, të cilët kishin luftuar kundër regjimit të diktatorit Muamer Gadafit.

Ata thonin se kanë një numër problemesh me disa prej ministrave të emëruar, në mesin e të cilëve ka individë nga partitë liberale dhe islamike, nga rajone të ndryshme të Libisë.
Qeveria e re merr përsipër detyrat për ta stabilizuar Libinë, e cila ende është e ndarë mes milicive rivale dhe rajoneve të tjera, më shumë se një vit pas rënies së Gadafit.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.