Arrestohet “Stresi” plagoset polici gjatë kapjes

Këngëtari Arkimed Lusha, i njohur si Stresi është ndaluar mbrëme nga policia në Tiranë, pasi është kapur me armë pa leje. Lusha është ndaluar me një armë tip pistoletë, bashkë me një shok, rreth orës 03:15 në rrugën “Murat Toptani”, pasi kishte festuar Halloween-in me shoqërinë e tij.

Sipas policisë  gjatë momentit të ndalimit ka ndodhur edhe një incident, pasi Lusha ka tentuar të largohet duke u konfrontuar me punonjësin e policisë A.L., transmeton “Mapo”.Në tentativë për të shmangur arratisjen e këngëtarit, policit tjetër D.H. i është shkrehur aksidentalisht arma e shërbimit në drejtim të kolegut të tij, duke e plagosur në këmbë.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.