Putin: Vetëm KS mund ta kufizojë Rusinë në shitjen e armëve


Presidenti rus Vlladimir Putin tha të mërkurën se vetëm Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mund ta kufizojë Rusinë në shitjen e armëve jashtë vendit.

“Vetëm sanksionet e vendosura nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të shërbejnë si një bazë për kufizimin e armëve te ndonjë vend i veçantë. Në të gjitha rastet e tjera, askush nuk mund të përdorë ndonjë pretekst që t`ia diktojë Rusisë apo ndonjë vendi tjetër se si dhe me kë mund të tregtojë”, ka thënë ai.

Komentet duket se synojnë mbrojtjen e Moskës nga kritikat mbi furnizimin me armë të regjimit të presidentit sirian Bashr al Asad.

Rusia i ka shitur Sirisë armë në vlerë prej 1 miliardë dollarësh në vitin e kaluar, por Putini thotë se Rusia nuk po i dërgon armë Sirisë, të cilat do të mund të përdoreshin në konfliktin civil.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.