Një person kanë rënë në pranga, ndërsa janë sekuestruar 29. 5 lëndë narkotike, gjatë dy operacioneve anti-drogë nga blutë e qytetit verior të Shkodrës.
Kështu në sajë të operacionit të parë të policisë të koduar "Kryqëzimi" është arrestuar shtetasi Marjan Nika, 30 vjeç, të cilit i është kapur dhe sekuestruar 2.5 kilogram canabis sativa.
Ndërkohë një tjetër operacion policor, i koduar "Periferia" ka bërë të mundur sekuestrimin e 27 kg canabis sativa brenda një automjeti nën pronësinë e shtetasit Martin Fusha, 22 vjeç, person ky që është shpallur në kërkim nga efektivët e Shkodrës. Materialet lidhur me dy rastet e mësipërme i kanë kaluar Prokurorisë së Shkodrës për ndjekje të mëtejshme të rastit.
0 commenti:
Posta un commento