Aksident në aksin Fier-Ballsh, vdes efektivi i policisë


Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Fier-Ballsh.

Ngjarja e rëndë është shënuar në Lalar të Fierit ku makina me të cilën udhëtonin tre persona ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen efektivi i policisë Shpëtim Haruni  dhe është plagosur drjetuesi i mjetit Fiqeri Lamaj dhe  shtetasi Xhevair Rabia.

Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal  të Fierit ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte automjeti si dhe lagështira në rrugë.
Ndërkohë  në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.