Topi: Politika shqiptare të mësojë nga demokracia amerikane


Ish presidenti Bamir Topi ka deklaruar sot se zgjedhjet në SHBA janë një leksion i vërtetë demokracie për Shqipërinë.Topi theksoi se politika duhe të mësojë shumë nga ajo amerikane.

Kemi kaluar një moment emocionues  dhe zgjedhjet në SHBA që janë një leksion i vërtetë demokracie.  Politika duhet të udhëhiqet nga këto parime: Klimë më e qetë, më respekt për kundërshtarin politik, një zgjedhje të lira dhe korrekte pasi vetëm kështu do të kemi një shoqëri më të qetë dhe institucione më të forta. Është demontruar një filozofi tjetër e politikës shqiptare e cila ka nevojë të mësojë nga demokracia amerikane” tha Topi.

I pyetur nëse do të ndryshonte politika e SHBA-së nëse president do të zgjidhej Romney, Topi u përgjigj: “Kam bindjen se pavarësisht se kush do të ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë  ata kanë një politkë institucionale të stabilizuar dhe Shqipëria për ta është një mik i vërtetë.  Këto marrëdhënie do të jenë edhe 100 vjet më tej dhe do të ketë një vazhdimësi.  Unë dëshiroj t`i uroj presidentit Obama një 4 vjeçar të suksesshëm në vijim të projekteve që nuk janë vetëm për SHBA-në por janë për të gjithë popujt e botës” tha Topi

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.