Avari në rrjetin e transmetimit, mungesë uji në disa zona të Tiranës

Për shkak të një avarie në rrjetin e transmetimit disa zona të kryeqytetit do të vuajnë sot mungesën e ujit të pijshëm.

Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e Tiranës së Re, Saukut, Mihal Gramenos, Ali Demit, Rr.Elbasanit.

Sipas UKT-së avaria e rëndë ka ndodhur në linjën kryesore 700 mm në zonën e Shkozës për shkak të ndërhyrjeve të paligjshme në linjën kryesore.

Si rrjedhojë e kësaj UKT njofton konsumatorët se punimet pritet të vazhdojnë deri në orën 20:00 të ditës së sotme.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.