Darka prej 2mil $ çon kontrabandistin në burg

Mjaftoi nje dyshim i thjeshte, qe te nxiste policinë e Afrikës së Jugut për të ndermarre një hetim mbi një udhëtar libanez, i cili do fluturonte jashtë vendit – duke i gjetur atij 220 diamante te lëmuar në stomakun e tij.

Udhëtar, i moshes 25 vjecare, por qe nuk eshte identifikuar menjëherë, u arrestua dhe ju administrua një laksativ-pastrues për të tërhequr diamantet – që me pas janë vlerësuar me shumen e 2.3mil $. Ai eshte arrestuar në darke ne aeroportin nderkombetare pranë Johanesburgut.
“Ai u kap ne kohen kur ishte gati për të kaluar nëpër pikën e kontrollit të sigurisë. Pastaj ne e morem atë për një hetim ku dhe kemi zbuluar ku ai ishte fshehur ato diamante, “tha kapiteni Paul Ramaloka i Shërbimit Policor të Afrikës së Jugut.

Ramaloka tha se hetuesit filluan ti vihen pas ketij njeriu pas marrjes se nje informacioni në lidhje me një rrjet kontrabande të mundshme diamanti. Ata thanë se ai është një shtetas libanez, i cili ishte planifikuar të fluturojë për në Dubai.

Në Afrikën e Jugut, një nga prodhuesit më të lartë në botë të diamanteve, hetuesit janë gjithmonë në ndjekje nga afër kundrejt kontrabandistëve te diamanteve. Ramaloka beson se përpjekjet e tyre kanë penguar ne shumë raste zhvillimin e ketij krimi.

“Tendenca e njerëzve të kontrabandojne duke ngrene substanca dikur ishte krejt e zakonshme, por tani ka rënë si metode e ndjekur për shkak të rritjes së sigurisë”, tha Ramaloka.

Ai tha se incidenti i fundit ndodhi në janar të këtij viti, kur një shtetas libanez u arrestua në aeroport me më shumë se 1mil $ vlerë ne diamante në stomakun e tij. Policia po heton nëse rastet janë të lidhura. Ata janë ende duke punuar për të gjetur burimin e diamanteve te gjetura këtë javë.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.