Juventusi është rikthyer shpejt dhe bindshëm te fitorja. Pas zhgënjimit në kampionat bardh e zinjtë kanë hedhur mënjëherë pas krahëve atë humbje duke mundur me rezultatin 4-0 skuadren e Nordsjeland. Kjo ka qënë fitorja e parë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve për bardh e zinjtë të cilët tashmë kanë hyrë në valle për një kualifikim të mundshëm.
Bardh e zinjtë e fituan ndeshjen që në pjesën e parë duke arritur të shënojnë tre gola. Claudio Marchisio shënon golin e parë që në minutën e 6-të, ndërsa Arturo Vidal e dyfishon atë në minutë e 23-të duke përfituar edhe nga një gabim i mbrojtjes mike. Ndërsa Sebastian Giovinco në minute e 37′ realizon golin e tretë në këto 45 minuta të para. Juventus e mbyll pjesën e parë në avantazh të tre golave ndërsa në pjesen e dytë do të shënojë edhe një tjeter i hedhur në fushë si zëvendësuses në pjesën e dytë, Fabio Quagliarella, arrinë të shënojë golin e 4 në minute e 75′ duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-0.
Me këtë fitore Zonja e vjeter rikthehet bindshëm në luften për tu kualifikuar ndërsa pritet të shihet se si do të shkojnë ndeshjet e ardhshme që janë shumë të vështira në një grup shumë të ekilibruar.
Në takimin tjetër të Grupit E që ishte edhe me i rëndësishmi në mbremjen e e chempions ligë përballja mes Chelsit dhe Shatrit ka dhuruar emocione deri në minutat e fundit. kjo supersfidë ka përfunduar me fitoren e Chelsea i cili mposhti Shakhtar Donetskun me rezultat 3-2 vetëm në minutta e fundit.
Fernando Torres i kaloi vendasit në epërsi në minute e 6 pas një gabimi të portierit mik. Ky rezultat nuk do të zgjaste shumë pasi pas vetëm tre minuta Ëillian do të barazoi rezultatin.
Oscar me nje supërgol nga mesi i fushes i dha përsëri avantazhin skuadres Londineze 40, por Ëillian me dopieten e tij përsonale barazon përsëri shifrat në minute e 47. Loja bëhet e bukur nga të dyja skuadrat që në këtë përballje kishin ardhur me qellimine vetem për të marrë tre pikët.
Fati nuk u busqesh të dyja skuadrave pasi londinezët besojne deri ne fund se mund të marrin një rezultat pozitiv dhe kështu ndodh ,Victor Moses i heshur në fushën e lojës në pjesen e dytë shënon golin e fitore për vendasit në limitet e fundit të takimit. Pas një krosimi të Juan Matas Moses shënon golin e fitores dhe i jep tre pikë të rëndësishme skuadres së tij duke i dhënë shpresa për të vazhduar me tej në kompeticionin më të rëndësishem europian.
Pas katër ndeshjes, Chelsea dhe Shakhtar Donetsk kanë nga shtatë pikë, ndërsa Juventusi renditet e treat me gjashtë pike dhe mbyll renditjen Nordsjelan me 1 pikë. Tashmë ky grupë është një nga më të fortit pasi akoma nuk dihet deri tani se kuash do te kaloje ne fazen tejter te chempionsit.
Share
& Comment
Tweet