Partia Socialiste është e vendosur të bëjë reformë të thellë në sistemin arsimor duke e ëvnë në themel të gjithë përpjekjeve domosdoshmërinë për vetërespekt.
Kështu është shprehur kryetari i PS-së Edi Rama në një takim me studentët ndërsa akuzoi qeverinë se nuk u jep mundësi të rinjve për tu zhvilluar më tej.
“Çdo i ri duhet të ushqehet nga mundësitë që i jep vendi dhe këto duhet t`ia garantoj qeveria e këtij vendi. Ku vend ka nevojë për ju por çka është edhe më e rëndësishme është se ju keni nevojë për këtë vend. Ka nevojë që në këtë vend të mos humbasë asnjë ditë në përpjekje për të qënë nesër të gadishmëri për të përballuar sfidën e të jetuarit në BE, në rrugët e konkurencës së lirë dhe të meritës që janë të vetmet rrugë për të shkuar përpara në Bashkimin Europian.
Share
& Comment
Tweet