Gjyqi për 21 janarin, mbrojtja paraqet dëshmitarët


Në gjyqin e 21 janarit ka qenë radha e mbrojtjes për të paraqitur dëshmitarët e saj .Në seancë dhanë dëshminë e tyre 2 persona pjestarë të gardës.

Ka dëshmuar Vahide Meta mjeke në gardë, e cila u shpreh se në datë 21 janar ka mjekuar rreth 80 gardistë, ndër ta edhe Ndrea Prendi ish komandant i gardës.

Mjekja tha gjatë dëshmisë së saj se komandanti kishte një plagë serioze dhe duhej dërguar në spital, por ai e ka refuzaur këtë gjë dhe gjatë asaj dite është mjekuar disa herë.

Dëshmitari i dytë ishte Dritan Osmani edhe ky efektiv në gardë, i cili ditën e protestës kishte qënë afër Prenit në mometin që ai ishte dëmtuar.Ndërkaq seanca e rradhës u shty për në datën7 nëntor.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.