Zgjedhjet në SHBA janë një leksion demokracie për të gjithë shtetet e botës dhe padyshim edhe për Shqipërinë e cila pret që të ketë zgjedhjet vitin tjetër.
Kështu është shprehur presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani në një intervistë për “Ora News” menjëherë pasi u konfirmua në krye të SHBA-së Barack Obama.
“Mesazhi më i madh është ajo që dhanë dy kandidatët të cilët e ngritën fushatën e tyre mbi bazën e projekteve dhe platformave dhe i konsiderojnë ato në interes të popullit amerikan. Ky është mesazhi më mirë që vjen për Shqipërinë.
Ajo që është një traditë është urimi i atij që ka humbur garën për kandidatin fitues. Filozofia e garës së demokracisë ka për qëllim implementin e projekteve në interes të zhvillimit të vendit dhe politikave” shtoi më tej Nishani.
Share
& Comment
Tweet