Bashkia diskuton buxhetin, Basha: Stimulim për të rinjtë që hyjnë në biznes

Një fond i veçantë për të stimuluar kredidhënien për biznese të reja, të hapura nga të rinj nën moshën 35 vjeç. Ky ka qenë zotimi i kryebashkiakut Lulzim Basha përpara banorëve të njësisë nr.2 të kryeqytetit ndërsa ka bërë prezantimin për herë të parë të projektbuxhetit 2013.

Më tej Basha pse e vlerësoi një detyrim të bankave tha se edhe Bashkia do të luajë rolin e vet në mënyrë që të stimulojë sa më shumë të rinjtë në rrugën drejt biznesit.
Ndërkaq jashtë vëmendjes nuk është lënë edhe
infrastruktura, ku sipas Bashës janë parashikuar ndërtime rrugësh kryesore e dytësore, si dhe rrugë ndërmjet blloqeve të banimit, pa lënë mënjanë edhe rikontruksionin e një sërë segmentesh rrugore.

Po kështu Kryebashkiaku bëri me dije se është parashikuar shtimi i hapësirave të gjelbërta, këndeve të reja sportive si dhe krijimi i hapësirave për parkim të automjeteve, mbjellja e një numri të madh pemësh, si dhe ndërtimi i 65 km rrjet inxhinierik i ujrave të zeza dhe ujrave të bardha (ujit të shiut).

Një pikë me rëndësi e prezantuar nga Basha ishte edhe shtimi i hapësirës për varrezat publike, ku tha se është parashikuar një shtim sipërfaqeje prej 2 hektarë.

Po kështu numri një i Bashkisë tha se deri në fund të vitit do të vihet në efiçencë 92 për qind e sistemit të ngrohjes në sistemin arsimor, si dhe brenda vitit 100 për qind në sistemin parashkollor, kopshte dhe çerdhe.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.