Kryeministri Berisha vlereson Rita Oren

Kryeministri Berisha, gjate nje konference per shtyp, nje dite pas shenimit te 100 Vjetorit te Pavaresise, ka vleresuar festen si me te madhen e ekzistences shqiptare, ndersa ka vleresuar larte artistet qe erdhen nga gjitha trojet shqiptare dhe diaspora, per te ndezur atmosferen ne sheshin "Nena Tereze" ne Tirane.

Natyrisht, kryeministri beri nje vleresim te vecante per yllin boteror, kengetaren Rita Ora, e cila erdhi me gjithe familjen dhe banden e saj, te ndaj gezimin me bashkeatdhetaret ne festen me te madhe shqiptare, organizuar ndonjehere.

“Falenderim te vecante superstarit te Britanise se Madhe dhe SHBA, Rita Ores, te them eshte si Madona eshte pak, ajo eshte dicka midis Beyonce dhe Rihannes, eshte e mrekullueshme. Pervec zerit te saj, Rita eshte nje atdhetare e flakte...e edukuar nga nje familje e shkelqyer ajo pranon qe eshte shqiptare dhe kosovare. Ishte padyshim mbyllja me e shkelqyer e festes. E gjithe lodhja ime e akumuluar ne nje muaj dhe me gjate u shkri, ishte shiu po une isha i gatshem te vallezoja bashke me te rinjte ne shesh nen ritmet e saj”, ka komentuar Berisha, sic transmeton Balkanweb, i cili poashtu tregoi se eshte njohes i mire i repertoarit te Rita Ores.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.