“Një qeveri që është në gjendje të krijojë atë imazh që krijoi përmes atij kaosi për një festë si ajo e 100- vjetorit nuk ka dyshim që harton një buxhet rrënues. Lajmi i mirë është se ky është projektbuxheti i fundit i kësaj qeverie. Ai është afirmimi më elokuent i domosdoshmnërisë për një rilindje shqiptare. Ky buxhet është treguesi më i qartë se pse 2013-a duhet të jetë viti i ndryshimit. Ne e kishim paralajmëruar rrezikun e rrënimit. Kjo qeveri po e lë familjen shqiptare me më pak fuqi blerëse dhe më shumë taksa. Rritja e fuqisë blerëse është detyrimi ynë parësor. Qeveria po e lë më keq se e gjeti borxhin publik shqiptar. Nuk është shteti që i lan borxhet, por çdo familje shqiptare, të cilës qeveria i heq 800 mijë lekë në vit, për të paguar borxhet që Saliu merr për ethet e karriges së vet. Ulja e borxhit është një detyrim i pashmangshëm i të gjitha qeverive që kanë përgjegjësinë të mirëqeverisin popullin dhe të mos mbingarkojnë me borxhe brezat e ardhshëm. Ulja e borxhit është synimi ynë për vitin që vjen”, tha Rama.
Kreu i opozitës tha se me ardhjen në pushtet pas zgjedhjeve të qershorit, PS do të hedhë themelet e shërbimit shëndetësor.
“Ne synojmë që pas zgjedhjeve të nisim ngjitjen e financimit të arsimit. Në 100 ditët e para ne do të kemi themelet e shërbimit shëndetësor kombëtar. Nuk do të pranojmë që qeveria t’u thotë shqiptarëve: Po nuk patët lekë mos u sëmurni”.
Duke u ndalur në programin e PS për fshatin, Rama tha se politikat e qeverisë e kanë rrënuar bujqësinë, ndërsa buxheti i vitet 2013 do të vijojë ta thellojë këtë rrënim.
“Në rrugëtimin tonë të programit në fshat, ne kemi parë si janë tharë filizat e mbjellë për ripërtëritjen e fshatit përmes politikave të kësaj qeverie. Fshati është i braktisur, nuk ka ujë për të vaditur, në vendin e dytë më të pasur me ujë në Europë. Nuk ka sisteme kullimi. Por rikthehen kënetat. Nuk ka mundësi përballimi të kostove të prodhimit. Fermeri nuk mund të nxjerrë fitime, kur e blen naftën me të njëjtin çmim që e blen qeveria për veturat. Është e pamundur të vazhdohet me një politikë kuturu. Në Berat janë mbushur shtëpitë me ullinj se nuk kanë ku i shesin. Buxheti i vitit 2013 është fytyra rrënuese e kësaj qeverie për fshatin. Në fshat korrupsioni i turpshëm zgjedhor është një kancer që ne zotohemi ta shkulim me doemos”, tha Rama.
Më tej, kryesocialisti u ndal në zinxhirin e borxheve ku ndodhet sistemi energjetik i vendit, duke kujtuar se me ardhjen në pushtet, Berisha premtoi se nuk do të ketë rritje të çmimit, ndërsa sot familjet shqiptare paguajnë dyfishin.
“Sot zinxhiri i borxheve brenda sistemit energjetik është qindra milionë dollarë. Gropa e madhe e akumuluar është sfida më e madhe për ne pas qershorit. Ne kemi një vullnet të hekurt për të mos e lënë në kurrizin e shqiptarëve këtë barrë. Sot pas premtimit që nuk do të ketë rritje të shpenzimit familjar për energji, familjet shqiptare paguajnë dyfish”, theksoi kreu i opozitës.
0 commenti:
Posta un commento